Një 17-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë pasi ka sulmuar fizikisht një 40-vjeçar.
Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. 17-vjeçari ka lënë të plagosur me gërshërë shtetasin D. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.