Home / ⁠Politike / 35 vite nga ribashkimi, Gjermania: Angazhim për integrimin e Shqipërisë në BE

35 vite nga ribashkimi, Gjermania: Angazhim për integrimin e Shqipërisë në BE

Sot shënohen 35 vite nga ribashkimi i Gjermanisë, një moment historik që solli liri, demokraci dhe vetëvendosje për qytetarët gjermanë.

Me këtë rast, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, përcolli një mesazh të veçantë, ku vlerësoi guximin e qytetarëve gjermanë, por edhe atë të shqiptarëve që tri dekada më parë kërkuan lirinë e tyre.

Në fjalën e tij, Bergner theksoi rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, duke nënvizuar rolin e Gjermanisë si një partner i përkushtuar i Shqipërisë.

Ai u shpreh se Berlini do të vijojë të mbështesë paqen, integrimin evropian të vendit tonë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.

“Sot festojmë Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, 35 vite pas ribashkimit paqësor që solli liri, demokraci dhe vetëvendosje. Ambasadori gjerman Karl Bergner kujton jo vetëm guximin e qytetarëve gjermanë, por edhe atë të shqiptarëve që kërkuan lirinë e tyre 35 vite më parë.

Në mesazhin e tij, ai thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.”, shkruhet në ambasadën gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *