Home / Sport / VIDEO/ Julian Shehu, gol dhe festë me ‘Shqiponjë’ në Poloni

VIDEO/ Julian Shehu, gol dhe festë me ‘Shqiponjë’ në Poloni

Julian Shehu ka tundur rrjetën në Poloni. Mesfushori i Kombëtares riktheu baraspeshën në takimin që Uidzeu Lodz po luan në transfertën e Gornik Zabrze.

Ishte minuta e 27-të, kur Shehu dërgoi topin në rrjetë. Mesfushori shqiptar shfrytëzoi si duhet krosimin në zonë dhe kërceu mbi të gjithë për të gjuajtur me kokë.

Górnik Zabrze 1-[1] Widzew Łódź – Juljan Shehu 27′ (Ekstraklasa)
byu/4gjdtokurwa insoccer

Sfida është e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit polak. Deri tani ka shënuar tri gola, ndërsa ka asistuar edhe tri të tjerë. Festa me shqiponjë nuk mungoi, menjëherë pasi topi përshëndeti rrjetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *