Home / ⁠Kryesore / Meloni për vrasjen e Charlie Kirk: Kërcënimet po shtohen, ne nuk…

Meloni për vrasjen e Charlie Kirk: Kërcënimet po shtohen, ne nuk…

“Ndërsa ne vërtetojmë se jemi të aftë të qeverisim vendin tonë, kërcënimet shumëfishohen. Por ne nuk kemi frikë”, theksoi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fjalimin e saj në festivalin rinor të partisë së saj Vëllezërit e Italisë.

Duke iu referuar vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ajo shtoi: “Pashë njerëz që shtypnin bluza me foton e Kirkut, me gjakun e tij që i rridhte në qafë dhe frazën ‘tani ai e fitoi këtë debat publik’. Ai ishte i rrezikshëm sepse dekonstruktonte narrativën kryesore, duke përdorur logjikën. Ata donin ta ndalonin sepse ishte i lirë, i guximshëm dhe i aftë. ‘Njerëzit me këto tipare i trembin të gjithë ata që mendojnë se mund t’i imponojnë pikëpamjet e tyre duke përdorur dhunë.

Disa të tjerë u rritën me idenë se kushdo që është ndryshe nga ty duhet të rrëzohet. Ne nuk ishim kurrë kështu. Si Charlie Kirk, dhe për këtë arsye vdekja e tij shkaktoi zemërim dhe shqetësim në të gjithë botën”, deklaroi Meloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *