Home / ⁠Kryesore / Ministrja britanike paralajmëron: Veprimet e papërgjegjshme të Rusisë rrezikojnë konfliktin me NATO-n

Ministrja britanike paralajmëron: Veprimet e papërgjegjshme të Rusisë rrezikojnë konfliktin me NATO-n

Ministrja britanike e Jashtme paralajmëroi sot Rusinë se ndërhyrjet e saj në territorin e vendeve anëtare të NATO-s rrezikojnë një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak.

Ajo theksoi se Aleanca do të jetë e gatshme të përballet me çdo avion luftarak që hyn në hapësirën ajrore të NATO-s.

“Veprimet tuaja të papërgjegjshme rrisin rrezikun e një përballjeje të drejtpërdrejtë të armatosur midis NATO-s dhe Rusisë”, tha Yvette Cooper gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Aleanca jonë është mbrojtëse, por mund të jeni të sigurt që jemi të gatshëm të mbrojmë qiellin dhe tokën e NATO-s”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *