Home / Sport / ‘Topi i Artë’/ Zbulohen emrat e parë të lojtarëve, më pak të votuarit janë…

‘Topi i Artë’/ Zbulohen emrat e parë të lojtarëve, më pak të votuarit janë…

Bota e futbollit do të mësojë sot emrin e fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2025, në ceremoninë e cila do të zhvillohet si gjithmonë në Paris dhe ku do të jepet trofeu më i lakmuar individual për futbollistë.

Padyshim dy pretendentët kryesorë për ta fituar janë Ousman Dembele dhe Lamin Jamal, të cilët shihen me shanse thuajse të barabarta për të bërë të tyrin trofeun.

Por ndërkohë, kanë filluar të publikohen nga vendi i 30-të, emrat e lojtarëve të tjerë që morën pjesë në këtë garë për trofeun në fjalë, derisa të publikohet edhe emri i atij që do të kurorëzohet me të.

Më pak të votuarit në listën prej 30 kandidatësh janë emra të mëdhenj si Haaland, Van dijk apo Florian Virtz.

RENDITJA

24 – Fabian Ruiz

25 – Denzel Dumfris

26 – Erling Haaland

27 – Declan Rice

28 – Virgil Van Dijk

29 – Florian Virtz

30 – Michael Oliseh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *