Home / Kronikë / Policia dhe antidroga aksion në Fier për goditjen e grupeve të trafikut të drogës

Policia dhe antidroga aksion në Fier për goditjen e grupeve të trafikut të drogës

Policia e Fierit, në bashkëpunim me agjentët e antidrogës, ka intensifikuar kontrollet e befta në brendësi të lagjeve dhe blloqeve të pallateve.

Operacionet synojnë goditjen e grupeve të trafikut të drogës, por edhe evidentimin e të rinjve përdorues, të cilët shpesh përdorin hapësira të izoluara pranë pallateve për konsum.

Këto veprime janë ndërmarrë si përgjigje ndaj shqetësimeve të banorëve, të cilët kanë denoncuar raste të përsëritura të abuzimit me lëndë narkotike në zonat e banuara.

Sipas burimeve një fokus të veçantë do të kenë edhe kontrollet në ambientet e shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *