Home / ⁠Politike / Shkarkimi/ Këshilltarët socialistë zbatojnë urdhrin e Ramës, refuzohet prania e Veliajt në mbledhje

Shkarkimi/ Këshilltarët socialistë zbatojnë urdhrin e Ramës, refuzohet prania e Veliajt në mbledhje

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Ligjeve, për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj e cila është shoqëruar me debate të forta mes këshilltarëve socialistë dhe atyre të opozitës.

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që të merret në shqyrtim edhe kërkesa e tyre e depozituar disa muaj më parë, e cila ka të njëjtin objekt: shkarkimin e Veliajt për mungesë të zgjatur në detyrë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PS-së kanë këmbëngulur se rrethanat janë të reja dhe u fut në rendin e ditës vetëm kërkesa e paraqitur nga grupi i tyre.

Këshilltari demokrat, Dorian Teliti, ka kërkuar që Erion Veliaj të dëgjohet në mbledhjen e këshillit, siç edhe ka kërkuar vetë kryetari i Bashkisë. Në përfundim, nuk është pranuar nga këshilltarët e mazhorancës që Veliaj të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet.

Në orën 15:00 pritet të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak, e cila do të diskutojë për vendimmarrjen e Komisionit të Ligjeve dhe nëse kjo kërkesë do t’i kalojë Këshillit të plotë për shqyrtim.

Mbledhja përfundimtare e Këshillit Bashkiak është caktuar për orën 16:00, ku pritet të diskutohet zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Shkarkimi/ Këshilltarët socialistë zbatojnë urdhrin e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *