Home / ⁠Politike / Kuvendi miraton përbërjen e komisioneve parlamentare

Kuvendi miraton përbërjen e komisioneve parlamentare

Seanca plenare e Kuvendit po vijon ende, ku ndër të tjera është miratuar përbërja e anëtarëve të komisioneve parlamentare si dhe procesverbali i seancës së kaluar.

Në seancën e 16 shtatorit, Kuvendi miratoi me 79 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit. Ndryshimet parashikojnë kalimin e Kuvendit nga 8 në 11 komisione parlamentare të përhershme.

Ky vendim është kundërshtuar nga opozita, e cila ka paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, ndryshimet në rregullore nuk duhej të miratoheshin me procedurë të përshpejtuar, por me procedurën normale parlamentare dhe në konsultim me pakicën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *