Home / ⁠Politike / Burg me ‘pesë yje’, Berisha nxjerr foton e Vangjush Dakos nga qelia

Burg me ‘pesë yje’, Berisha nxjerr foton e Vangjush Dakos nga qelia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një foto që, tregon kushtet “luksoze” në të cilat po vuan dënimin ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në imazhin e shpërndarë nga Berisha, Dako shihet i shtrirë rehat në një shtrat komod brenda qelisë, dhe me celular në dorë.

“Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!”, shkruan Berisha krahas fotos.

Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në dy raste.

E para, për lejen e ndërtimit për një objekt shumëkatësh në Durrës, në lagjen nr. 5, për të cilin, sipas hetimeve, leja u përpilua dy vjet pasi pallati ishte përfunduar dhe banorët kishin marrë vendbanimin. Objekti nuk ishte ndërtuar sipas projektit të miratuar nga bashkia, dhe kishte elementë që nuk përputheshin me ligjin.

Rasti i dytë ka lidhje me procedurën e prokurimit për “Projektim-zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri te Currila”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos ka bërë gabime në llogaritjen e fondit limit — vlera e parashikuar ishte dukshëm më e madhe se ajo që duhet të ishte sipas vendimit të Këshillit të Ministrave — dhe dëmtoi buxhetin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *