Home / ⁠Sociale / Bllokohen pjeshkat dhe rrushi i importuar nga Greqia, rezultojnë me pesticide

Bllokohen pjeshkat dhe rrushi i importuar nga Greqia, rezultojnë me pesticide

Janë bllokuar sot një sasi pjeshkash të importuara nga Greqia, pas konstatimit të pranisë mbi normë të pesticidit Phosmet, i cili paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.

Sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) , pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, produkti është bllokuar me qëllim asgjësimin.

Po ashtu, AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë sistemit të njoftimeve RASFF të Bashkimit Europian.

Përshkrimi i produktit:

  • Kategoria: Fruta – perime
  • Emri i produktit: Pjeshkë
  • Origjina: Greqi

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet që kanë marrë produktin për ta tërhequr nga tregu në rast se e kanë ende në gjendje.

AKU thekson se do të vijojë kontrollet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *