Këtë të mërkurë, prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, nuk ka humbur kohë dhe ka dërguar shkresën proceduriale pas votimit për propozimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për kryebashkikaun Erion Veliaj.
Mbledhja e nesërme është caktuar në orën 12:00, ku pritet firmosja nga Kryeministri Edi Rama për shkarkimin e Veliajt.
Veliaj ende nuk ka bërë një reagim pas vendimit të djeshëm as personal dhe as nëpërmjet avokatëve të tij.