Taulant Seferi e ka nisur mjaft mirë këtë sezon në kategorinë e dytë turke, me fanellën e Bodrumspor, duke shënuar me rregullsi për të mbajtur ekipin e tij në zonën që siguron ngjitjen në elitë.
Sot, në ndeshjen kundër Vanspor, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare ka ardhur goli i katërt i këtij edicioni.
Pas një goditje nga këndi në minutën e 21-të, ai ia doli të gjuante me kokë për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Ky ishte goli i katërt në 6 ndeshje për Seferin, i cili kësisoj e vendos emrin e tij që tani mes golashënuesve më të mirë të këtij kampionati.
Vendi i parë i përket për momentin një tjetër futbollisti që ka veshur fanellën e Tiranës në Superiore, Florent Hasanit, i cili deri tani ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës.