Home / Aktualitet / Caktohet data për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese

Caktohet data për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese

Më 30 shtator, në orën 09:00 do të mbahet pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë mbledhja për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftim.

Caktohet data për zgjedhjen e anëtarit të ri të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *