Home / Kronikë / U kapën me kan*bis, arrestohen 4 të rinj gjermanë në Shëngjin

U kapën me kan*bis, arrestohen 4 të rinj gjermanë në Shëngjin

Policia e Lezhës ka arrestuar katër të rinj gjermanë, pasi u kapën me sasi kanabisi që dyshohet se e posedonin për shitje me doza në zonën e Shëngjinit.

Të rinjtë, të moshave 23, 25, 27 dhe 28 vjeç, u ndaluan nga shërbimet e Policisë Kufitare pranë një automjeti tip “Dacia”.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet lënda narkotike, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin që ata përdornin.

Të arrestuarit janë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç dhe M. R., 23 vjeç, të gjithë banues në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *