Home / Aktualitet / Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që e dënon me 3 vite burg.

Gjici kishte kërkuar prishjen e vendimit të Apelit të datës 24 qershor 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv”.

Fillimisht, ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale që ndodhi në ambientet e Bashkisë Kukës me Alma Kaçin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici përfitoi ulje të dënimit në 3 vite.

Edhe Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale të “korrupsionit aktiv”.

Aktualisht, Safet Gjici po vuan dënimin e mbetur prej 8 muajsh në masën “arrest shtëpie”, pasi u lirua nga qelia më 19 maj 2025 për shkak të problemeve shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *