Home / ⁠Politike / Përfundon izolimi ‘VIP’, Vangjush Dako lë qelinë e burgut

Përfundon izolimi ‘VIP’, Vangjush Dako lë qelinë e burgut

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka përfunduar ditët e mbetura të izolimit. Ai ka lënë qelinë e IEVP Durrës, aty ku u izolua për të kryer edhe 9 ditët e mbetura.

Dako u rikthye në qeli nga Apeli i GJKKO. Por, ish-kryebahskiaku përfundoi në spital menjëherë pasi u dha vendimi.

Vangjush Dako ka qëndruar gjithsej rreth 9 muaj në burg gjatë periudhës së dënimit të tij prej 2 vjet e 8 muaj. Pas arrestimit të tij më 6 qershor 2023, ai kaloi një periudhë paraburgimi deri në 27 shkurt 2024, kur u lirua për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit.

Më pas, ai u vendos në arrest shtëpie deri në 16 shtator 2025, kur Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit. Pas një periudhe shtrimi në spital për probleme shëndetësore, ai ka qëndruar në qeli për disa ditë dhe ka përfunduar dënimin sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *