Home / Showbiz / Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident

Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident

Një aksident ka ndodhur sot në Qungur të Pejës.

Telegrafi shkruan se viktima e aksidentit tragjik është Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Besart Kelmendi – Gjesti, njëherësh fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një katërçikletë, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë.

Burimet e Telegrafit bëjnë me dije se i lënduari, me inicialet K.B, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *