Ka humbur jetën këtë të premte vëllai i fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjesti.
Dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë.
Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Ndërkohë, me të marrë lajmin e rëndë, reperi Gjesti është nisur drejt vendngjarjes. Reperi ka shpërthyen në të qara dhe ulërima kur ka mbërritur.