Home / ⁠Politike / Presidenti Begaj takon sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Diskutime për paqen dhe sigurinë

Presidenti Begaj takon sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Diskutime për paqen dhe sigurinë

Presidenti Bajram Begaj është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Begaj shprehet se biseda mes tyre u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Kënaqësi të ritakohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj në reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *