Home / ⁠Kryesore / Të paktën 100 të vdekur nga shembja e minierës së arit

Të paktën 100 të vdekur nga shembja e minierës së arit

Të paktën 100 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një minierë ari u shemb në Zamfara të Nigerisë.

Miniera në Kandauri në Zonën e Qeverisjes Lokale Maru u shemb të enjten, me dhjetëra minatorë që punonin nën tokë, thanë dëshmitarët për Reuters. Operacionet e shpëtimit vazhduan edhe sot.

Sanusi Auwal, një banor vendas i përfshirë në përpjekjet e shpëtimit, tha se të paktën 13 trupa ishin nxjerrë nga rrënojat , përfshirë kushëririn e tij.

“Më shumë se 100 minatorë po punonin në kohën e shembjes”, tha Auwal për Reuters në telefon.

“Jemi me fat që dolëm gjallë. Nga më shumë se 100 persona, vetëm 15 prej nesh u shpëtuan”, tha Isa Sani, një nga të plagosurit.

Muhammadu Isa i Shoqatës së Minatorëve të Shtetit Zamfara konfirmoi incidentin, duke shtuar se disa shpëtimtarë vdiqën gjithashtu nga mbytja ndërsa përpiqeshin të nxirrnin viktimat.

Minierat e paligjshme janë të zakonshme në Zamfara, ku bandat e armatosura shpesh kontrollojnë minierat e arit, duke nxitur dhunën dhe aksidentet vdekjeprurëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *