Policia e Krujës ka zbardhur pengmarrjen e një të mituri, ngjarje e ndodhur më 1 gusht 2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”. I mituri u mbajt peng nga katër persona, për motive të dobëta.
Në pranga ranë: E.dmond Kovaçi, 33 vjeç, banues në Krujë dhe Dashnor Kovaçi, 22 vjeç, banues në Krujë.
U shpallën në kërkim: E. K. dhe A. Z..
Sipas hetimeve, ngjarja ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta. Dy të arrestuarit kanë rrëmbyer një shtetas të mitur dhe i kanë kufizuar lirinë në mënyrë të paligjshme.
Pas kallëzimit të bërë, dy shtetasit në kërkim kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të miturit, si dhe ndaj dy shtetasve të tjerë (njëri 22 dhe tjetri 36 vjeç), të cilët ndodheshin me të, me qëllim që të tërhiqnin kallëzimin në polici.
Policia ka nisur punën për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Krujë, për veprime të mëtejshme.