Home / Sport / Superliga/ Bylisi i jep leksion Partizanit, Dinamo triumfon në derbin me Tiranën

Superliga/ Bylisi i jep leksion Partizanit, Dinamo triumfon në derbin me Tiranën

Bylisi ka mposhtur Partizanin me shifrat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superiores.

Sfida fillimisht u zhbllokua nga “demat” me Isgandarlin, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Por ballshiotët nuk u dorëzuan duke rikthyer baraspeshën në të 42-ën me Malomon. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës.

Në të dytën, Malomo gjeti golin e dytë falë një gabimi të Buxhelaj i cili ia dha topin “gati”.

Sfida u vulos kur Muktar shënoi të tretin për vendasit dhe Partizani kapitulloi.

Pas kësaj ndeshje, Bylisi ngjitet në vendin e 6-të ndërsa Partizani pozicionohet në të 8-in.

Në sfidën tjetër të Superiores që u luajt mesditën e sotme, Dinamo u është kthyer përsëri fitoreve, duke dalë nga kriza në një ndeshje të rëndësishme edhe për moralin për blutë, derbin përballë Tiranës, të cilën e ka mundur me shifrat 2-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *