Në fshatin Bllagajë të Pejës, iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, fituesit të edicionit të katërt të BigBrother Vip, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me motor një ditë më parë.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, si dhe shumë fytyra publike, që u bashkuan për t’i dhënë ngushëllimet e fundit familjes Kelmendi.
Në fotot e publikuar në rrjetet sociale shihet këngëtari me lot në sy duke i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.