Dortmundi duket se ka rigjetur vetveten pasi ka marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesligë.
Verdhezinjtë fituan me shifrat 2-0 në transfertën e Mainzit me golat e Svenson dhe Adejemit.
Me këtë fitore ngjitën në vendin e dytë teksa janë 2 pikë larg Bayernit kryesues.
Bajer Leverkusen është rikthyer te fitorja pas barazimit në javën e shkuar.
“Aspirinat” kanë fituar me rezultatin 2-1 në transfertën e St. Paulit.
Heidenheim ka mposhtur me shifrat 2-1 Augsburgun, ndërsa Leipzigut i ka mjaftuar vetëm një gol kundër Wolfsburgut.