Home / Sport / Atalanta e Gjimshitit frenon Juventusin, Zhegrova futet nga stoli

Atalanta e Gjimshitit frenon Juventusin, Zhegrova futet nga stoli

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Atalantan në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Sulemana kaloi Atalantën në epërsi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nga Tudor dhanë frytet e saja, pasi Cabal arriti të barazonte rezultatin në minutën e 78-të.

Me futjen e Edon Zhegrovës në minutën e 64-të, pothuajse të gjitha aksionet e Juventusit u zhvendosën në krahun e djathtë, me Edon Zhegrovën që arriti të kërcënonte disa herë portën e mysafirëve, por pa sukses.

Kësisoj, Juventus mbete në vendin e dytë me 11 pikë, një më pak se Napoli që luan nesër kundër Milanit.

Në anën tjetër, Atalanta shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *