Home / Sport / Amorim nuk dorëzohet pas humbjes së Manchester United: Të mendojmë për ndeshjen tjetër

Amorim nuk dorëzohet pas humbjes së Manchester United: Të mendojmë për ndeshjen tjetër

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka reaguar pas humbjes ndaj Brentford, duke pranuar se skuadra e tij nuk arriti të vendosë ritmin e ndeshjes.

Brentford i nxori problemet e radhës “Djajve të Kuq” për t’i mposhtur me rezultat bindës 3-1.

“Sigurisht që duam të fitojmë. Nuk e kontrolluam lojën, luajtëm lojën e Brentfordit. Topat e parë, të dytë, goditjet standarde – të gjitha momentet vendimtare ishin kundër nesh. Është e vështirë të humbim sërish, por duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Ai shtoi se gabimet e mbrojtjes ishin të parashikuara, por ekipi nuk reagoi siç duhej.

“Goli i parë erdhi nga një top i gjatë. Kemi punuar gjatë javës për këtë, edhe për goditjet standarde. E dinim se topat e gjatë do të vinin, një prekje dhe ata kishin mundësinë. Duhet të bëjmë më mirë.

Nuk luajtëm lojën tonë. Kishim kontroll vetëm për disa momente, por në përgjithësi ishte e njëjta gjë. Duhet të luajmë lojën tonë, jo të kundërshtarëve, por ata ishin më të fortë në këtë aspekt.

Është gjithmonë e njëjtë të humbasësh me këtë klub, të dhemb shumë. Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”.

Manchester United renditet në vendin e 13-të në Premier League me vetëm shtatë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *