Home / Sport / Interi fiton pastër në transfertë me Kaljarin, Lautaro dhe Esposito i japin 3 pikët

Interi fiton pastër në transfertë me Kaljarin, Lautaro dhe Esposito i japin 3 pikët

Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Cagliari, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

Zikaltrit zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 0-2.

Pas vetëm nëntë minutave lojë, Lautaro Martinez shënoi me kokë nga afërsia, duke i dhënë epërsi mysafirëve.

Interi dominoi në përgjithësi dhe kishte disa raste shënimi, si me Hakan Calhanoglun që goditi shtyllën.

Cagliari ndërkohë ishte më i vakët gjatë gjithë lojës, ku rasti më i mirë ishte goditja e Folorunsho, por larg finalizimit.

Fitoren e Interit e vulosi talenti Pio Esposito pas asistimit të Federico DiMarcos (82’).

Me këtë triumf, Interi zë vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Cagliari renditet në pozitën e dhjetë me 7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *