Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e së shtunës për dialogun Kosovë-Serbi si edhe për raportin dhe rrugëtimin që duhet të mbajë Kosova drejt Perëndimit dhe Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, kryeministri Rama theksoi se qeveria e Kosovës duhet të plotësojë të gjitha pikat e dialogut për të mirën e vendit, dhe jo duke kthyer kokën nga Serbia.
“Që të fitojë paqen do të thotë që të sistemohet në tryezën e bashkësisë demokratike. Kjo është e gjitha. Që ta bëjë këtë nuk duhet të shoh fare nga Beogradi, nuk duhet të mendojë fare për Serbinë, nuk duhet t’ia di fare për çfarë thonë apo çfarë pretendojnë serbët, por duhet të bëjë detyrat e veta”, u shpreh kryeministri.
Rama tha se nëse Kosova përmbush obligimet e veta si shtet dhe Serbia jo, atëherë Kosova më drejtë i thotë të gjithëve “shkoni merruni me Serbinë, unë dua vendin tim, dua rrugën time, dua vëmendjen time’”.
“Që të fitojë paqen do të thotë që të sistemohet në tryezën e bashkësisë demokratike. Kjo është e gjitha. Që ta bëjë këtë nuk duhet të shoh fare nga Beogradi, nuk duhet të mendojë fare për Serbinë, nuk duhet t’ia di fare për çfarë thonë apo çfarë pretendojnë serbët, por duhet të bëjë detyrat e veta…
Duhet t’i bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e vet, jo për serbët… Beogradi, nuk duhet të mendojë fare për Serbinë, nuk duhet t’ia di fare për çfarë thonë apo çfarë pretendojnë serbët, por duhet të bëjë detyrat e veta…Duhet t’i bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e vet, jo për serbët.
Dhe këto lidhen me dialogun por lidhen me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pastaj, që do të thotë se nëse në tryezën e dialogut janë ‘x’ pika për tu përmbushur, Kosova t’i bëjë në mënyrë unilaterale dhe të shkojë përpara. Nuk ka rëndësi fare se çka bën Serbia, kurrë mos i bëftë, s’ka asnjë problem”, u shpreh Rama në intervistën për Klan Kosova.