Home / Botë / Kriza me Perëndimin, Irani paralajmëron: Parandaloni çdo përpjekje për rivendosje të sanksioneve

Kriza me Perëndimin, Irani paralajmëron: Parandaloni çdo përpjekje për rivendosje të sanksioneve

Teherani reagon me tone të ashpra ndaj Kombeve të Bashkuara, pas rikthimit të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të dështimit në përmbushjen e angazhimeve bërthamore.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ku kërkon ndalimin e çdo mekanizmi për zbatimin e sanksioneve ndaj vendit të tij.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X,  Araghchi shkruan:

“Ju bëjmë thirrje të parandaloni çdo përpjekje për të ringjallur mekanizmat e sanksioneve, përfshirë Komitetin e Sanksioneve dhe Grupin e Ekspertëve. Irani nuk do të njohë asnjë përpjekje për të zgjatur, ringjallur ose zbatuar sanksionet e OKB-së.”

Kjo deklaratë vjen vetëm pak orë pasi sanksionet e OKB-së ndaj Iranit u rivendosën në mënyrë zyrtare, saktësisht 10 vjet pas heqjes së tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Rivendosja e sanksioneve u bë përmes mekanizmit të njohur si “snapback”, i cili lejon rikthimin automatik të sanksioneve nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në rast se Irani nuk respekton detyrimet e tij bërthamore.

Shtetet evropiane (Franca, Gjermania dhe Britania), të mbështetura nga SHBA, e akuzojnë Iranin se ka shkelur thuajse të gjitha angazhimet e marrëveshjes, përfshirë pasurimin e uraniumit mbi nivelet e lejuara, si dhe mospërputhjen me inspektimet ndërkombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *