Home / Aktualitet / Bashkia e Durrësit hap garën për drejtorët e rinj

Bashkia e Durrësit hap garën për drejtorët e rinj

Bashkia e Durrësit ka shpallur sot pozicionet e lira të punës për Drejtorin Ekonomik dhe Drejtorin e Shërbimeve Sociale.

Të dorëhequr që në muajin korrik pas kërkesës së bërë nga kryeministri Edi Rama, së bashku me drejtorët e tjerë të bashkisë dhe administratorët, ish-drejtorëve të këtyre drejtorive përkatësisht Ermal Lufo dhe Meme Xhaferraj u është pranuar zyrtarisht dorëheqja.

Procesi ka hyrë në një tjeter fazë, në atë të shpalljes së vendeve të lira për këto pozicione.

Fillimisht dy vendet e lira do tê ofrohen për nëpunësit civilë të së njëjtës kategori për lëvizjen paralele dhe më pas nëse vendi do të jetë sërish vakant, do të jetë i vlefshëm për personat jashtë shërbimit civil.

Bashkia e Durrësit hap garën për drejtorët e rinj

Javën e kaluar kryebashkiakja Emiriana Sako pranoi zyrtarisht dorëheqjet e 5 administratorëve të zonave rurale dhe emëroi 4 prej tyre.

Bashkia e Durrësit hap garën për drejtorët e rinj

Ndërkaq për drejtoritë e bashkisë po zbatohet një tjetër procedurë, ajo e aplikimit dhe konkurimit për vendet e lira, duke e shtyrë kështu afatin e risfreskimit të stafit të drejtuesve të drejtorive në një prej bashkive më të mëdha të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *