Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka sfiduar zëvendësen e kryeministrit, Belinda Balluku, lidhur me mungesën e Edi Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Nesho, i kujtoi Ballukut të bëjë kujdes, dhe nëse kërkon të dijë detaje mbi mosprezencën e Ramës në OKB, t’i drejtohet Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
‘Mungesa është e rëndë, po e ndjen që po i rreshket këmba, s’ka më bazë ku të qëndrojë. Është një vend që shkojnë të gjithë, po nuk guxon më të shkojë. I bëj sfidë zëvendëskryeministres, të ketë kujdes, nëse ka ndonjë gjë t’i drejtohet Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dh t’i drejtohet nëse shkon Berisha, e përse Rama nuk shkon në këtë moment?’, u shpreh Nesho.
Ish ambasadori u ndal edhe në raportin e DASH, për të cilin tha se ai tregon se ndodhemi në të njëjtën situatë si me Venezuelën, të cilën e ka atakuar si vend të narko-trafikut dhe korrupsionit.
Ai e konsideron rezistencën e Ramës përballë asaj se çfarë flet DASH, me faktin se kryeministri shqiptar është i ‘përkdheluri’ i udheheqësve të BE-së.
‘Autokratët e lyejnë përkrahjen e tyre, gjithë këto shpenzime, bashkëpunimi me kartelet, kanabisi politik…Kemi parë dhe burokratë të nivelit të lartë të Brukselit që nuk flasin për veprimtari të qeverive që janë të zhytur në drogë, kartele, korrupsion.
Raporti i DASH s’lëviz, qëndron aty. Kartelet dhe funksionimi i politikës me krimin e organizuar të kësaj qeverie. Jemi në të njëjtën situatë me Venezuelën. Pse s’po vjen vala këtu. Ka një rezistencë të liderëve perëndimore, për shkak të shërbimeve që Rama u ka bërë vendeve perëndimore, Francës, Italisë. Në diskutimet e KiE, e shikojnë me skepticizëm dhe të papranueshme që Shqipëria të jetë pjesë e BE më 2030.
Shqipëria është bërë eksperiment për veprimtaarinë e agjendave të majta, dhe shoqërie masonike të Soros. Edhe sot Rama vijon të paraqesë idenë e prindit 1 dhe 2, Soros ka bërë eksperiment për përdorimin e drejtësisë si armë për të goditur opozitën dhe për të kthyer një shoqëri që merret me drogë, të ketë pkp e zhvillimit ultraliberal e të mos respektohet familja, feja, vlerat e shoqërisë.
Reziston edhe për një gjë tjetër Rama. Ka ardhur si i përkëdhelur i perëndimit. I kishte dhënë PPP Aleks Sorors nga administrata e sekretarit Blinken. Në arrogancën e tyre këta kanë kaluar çdo vijë të kuqe e limit. Vala e DASH po fokusohet në princip, sepse Shqipëria është në gjithë këto gjera për t’u rreshtuar.
Shumë e turpshme një qeveri që s’dinte të justifikonte një raport, që Balluku foli për 2 standarde për liderin e opozitës dhe DASH. Ka një përgjigje zyrtare nga DASH, ‘në këtë gjë që është gatuar s’do e lejojmë të helmojë miqësinë mes dy popujve tanë’. S’është Berisha që s’shkon, ata e mirëpresin.