Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në Log u shpreh se e priste ankimimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj në Kushtetuese ndaj vendimit të shkarkimit nga detyra që mori Këshilli Bashkiak.
Por Lala tha se edhe nëse gjykata vendos në mbështetje të Veliajt, kthimi i tij në bashki është i pamundur të ndodhë.
Por, megjithatë sipas gazetares, rruga e Veliajt në GJKKO është e gjatë për shkak të dosjes voluminoze të tij.
“Mendoj që historia e rikthimit në bashki është e mbyllur. Cfarëdo lloj gjëje të thotë Kushtetuesja, Rama e ka mbushur mendjen”, tha Lala.
Klodiana Lala: SPAK ka dështuar në hetimin e inceneratorëve. Fakti që ky investim nuk ekziston dmth se ka një grup kriminal. E prisja që do ti drejtohej Kushtetueses.
Nuk ishte mënyra e duhur. Ligjvënësi e ka lënë qëllimisht 3 muaj
Beleri shërbeu për të bërë ndryshime kushtetuese. Më bëri përshtypje sot shpejtësia që Kushtetuesja zgjodhi relatorin. Zakonisht zgjedh 10 ditë kohë për relatorin në raste të tjera. Sot u zgjodh me shpejtësi skëterrë.
A do të jetë në lartësinë e duhur për ta sqaruar, mbetet ta shohim. Ësht dosje voluminoze për seancën në GJKKO dmth që doketë një rrugë të gjatë të Veliajt. Mendoj që historia e rikthimit në bashki është e mbyllur. Cfarëdo lloj gjëje të thotë Kushtetuesja, Rama e ka mbushur mendjen.