Home / Sport / PSG pa ‘yje’ ndaj Barcelonës, humbet edhe Kvaratskhelian pas Dembele dhe Doue

PSG pa ‘yje’ ndaj Barcelonës, humbet edhe Kvaratskhelian pas Dembele dhe Doue

Kvaratskhelia nuk do të luajë nesër kundër Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Kampioneve.  Asi gjeorgjian, i dëmtuar të shtunën kundër Auxerre, nuk është i disponueshëm dhe nuk është përfshirë në listën e skuadrës të shpallur nga trajneri Luis Enrike.

Kvaratskhelia u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes kundër Auxerre pasi u godit në pjesën e sipërme të kofshës nga Senaya (i cili mori një karton të verdhë).

Bradli Barkola hyri në fushë në vend të tij dhe gjeorgjiani doli nga fusha duke çaluar.

Kvara kishte pësuar tashmë një dëmtim kundër Lens në mesin e shtatorit, por u rikuperua kundër Marsejës.

PSG është pa Kvarën, por do të jetë në gjendje të mbështetet te Vitinja, i cili gjithashtu u lëndua në ndeshjen e fundit të Ligue 1, por është rikuperuar dhe është i disponueshëm për ndeshjen kundër katalanasve.

Joao Neves është rikthyer në skuadër pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit të ligës.

Ousmane Dembele dhe Desire Doue do të mungojnë siç pritej, të dy janë ende duke u përballur me lëndime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *