Dani Caravajal është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq që e mori kundër Olympique Marseilles në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions, e cila ishte zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, e fituar 1-0 nga Real Madridi.
Mbrojtësi i djathtë spanjoll e kishte marrë kartonin e kuq pasi e kishte goditur me kokë portierin kundërshtar, Rulli.
Me këtë pezullim, Carvajal do të mungojë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Kairat Almaty, plus në atë ndaj Juventusit, megjithëse edhe ashtu nuk është në dispozicion shkaku i lëndimit të pësuar kundër Atletico Madridit.
33-vjeçari po e priste vendimin disiplinor pasi rrezikonte deri në tri ndeshje, por në fund UEFA e zgjodhi një dënim mesatar.