Një pamje aspak e zakontë në jetën parlamentare shqiptare është regjistruar këtë të martë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Deputetja Ilva Gjuzi është paraqitur në komision bashkë me foshnjën e saj.
Teksa mbante në kraharor fëmijën e saj, ligjvënësja socialiste e zgjedhur për herë të parë në këtë legjislaturë, nuk është privuar të marrë pjesë në diskutim.
Megjithatë duket se Gjuzi ka marrë inspirim nga deputetja gjermane Hanna Steinmüller, e cila vetëm disa ditë më parë mbajti fjalimin e saj mbi buxhetin e Ministrisë së Ndërtimit duke mbajtur foshnjën në krah.
Mbetet për t’u parë nëse kjo do të shndërrohet në një trend të ri për mbledhjet e komisioneve parlamentare edhe nga deputetet e tjera.