Policia e Tiranës gjatë padites së sotme, mësohet se është sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ndërsa burime bëjnë me dije se të shtënat mund të jenë kryer nga një automjet në lëvizje.
Aktualisht, autoritetet janë duke verifikuar informacionin dhe duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.