Autoritetet spanjolle në Almeria kanë goditur një grup kriminal të përfshirë në kultivimin e kanabisit, duke arrestuar tre shqiptarë.
Operacioni zbulojë plantacione të organizuara me masa të larta sigurie, përfshirë kamera dhe gardhe elektrike, të vendosura si në banesa private, ashtu edhe në zona malore, larg zonave të banuara.
Një nga banesat kontrollohet dhe zbulon një tunel nëntokësor, i përgatitur për një plantacion të brendshëm. Në një tjetër plantacion në komunën “Felix”, policia gjeti drita LED me fuqi të lartë dhe pajisje të ndryshme të përdorura për kultivimin e kanabisit.
Gjatë aksionit u sekuestruan rreth 300 kilogramë kanabis, me vlerë tregu mbi 500,000 euro, si dhe materiale të tjera të nevojshme për prodhimin e drogës.
Hetimet treguan se pas këtij aktiviteti fshihej një rrjet ndërkombëtar me origjinë shqiptare, me bazë në komunën e Roquetas de Mar, të lidhur me trafikun e drogës dhe anëtarë të cilët kanë precedentë penalë në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova.