Mbyllja e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka prekur dhe ambasadën amerikane në Tiranë.
Me një reagim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se adresa zyrtare në “Facebook” nuk do të përmirësohet rregullisht, me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.
Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.”, theksoi ai.
Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm.