Home / ⁠Politike / E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn, zhvillon takim në Presidencë me Begajn

E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn, zhvillon takim në Presidencë me Begajn

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn po zhvillon sot  (1 tetor) një takim me presidentin Bajram Begaj.

Nuk dihet ende arsyeja e takimit mes VanHorn dhe Begajt. Sakaq takimi vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi presidentin Bajram  Begaj për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përshirë edhe Tiranën.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kreu i qeverisë, Edi Rama, dërgoi tek Presidenti Bajram Begaj vakancën për Bashkinë Tiranë.

Gjithashtu Rama dërguar vakancën edhe për 5 bashkitë e tjera, Berati, Tepelena, Cerriku, Mati dhe Vlora që janë pa kryebashkiakë.

Ndërkohë më 29 shtator kryeministri i dërgoi shkresë KQZ-së për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës.

Në letrën zyrtare të depozituar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftohej për miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, më 25 Shtator, për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.

Pritet që Presidenti Bajram Begaj të shpallë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, në një kohë kur Erion Veliaj ka dërguar në Kushtetuese ankimimin për shkarkimin e tij.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate për postin, vendim që e dha në mbledhjen e Asamblesë së PS-së më 11 Shtator.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *