Home / Sport / Suedia publikon listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen me Kosovën

Suedia publikon listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen me Kosovën

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit tetor.

Suedezët do t’i luajnë dy sfida, ndaj Zvicrës fillimisht me 10 tetor dhe pastaj presin Kosovën tre ditë më vonë.

Pas dy ndeshjeve të para suedezët kanë marrë vetëm një pikë dhe janë në presion të pikëve.

Kësisoj, trajneri John Dal Tomason kërkon dy fitore dhe tanimë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.

Në listë janë yjet e mëdha si Alexander Isak, Viktor Gyokeres apo Anthony Elanga që luajnë në Premier League.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *