Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Një 2-vjeçare ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë dhe për pasojë ka pësuar djegie.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në banesat sociale ku qëndronte e mitura. Ajo është nisur fillimisht në Spitalin Rajonal Shkodër,
Pasi mori ndihmën e parë mjekësore vajza u transportua në QSUT për ndihmë të specializuar.
“Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie.
Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT.”- njoftoi policia.