Ermal Hasimja është një nga tre emrat e opozitës si kandidat për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.
Në një prononcim për Top Channel, Hasimja është shprehur i vlerësuar për propozimine e emrit të tij si kandidat potencial i opozitës.
Ai tha se kur të ketë një propozim zyrtar do të mendohet dhe do të dalë me një vendim.
“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.
Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shprehet ai.