Home / Aktualitet / KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Taulant Tafa

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Taulant Tafa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Elbasanit, Taulant Tafa. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Tafës ndaj vendimarrjes së Komisionit.

Gjyqtari Taulant Tafa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 24 prill 2023 me shumicë votash, për probleme në kriterin e pasurisë. Po ashtu, gjetjet në kriterin e pastërtisë së figurës dhe aspektit profesional u trajtuan në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Taulant Tafa e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Në korrik 2022, ai u përball me një procedim disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor për vendimin e tij për uljen e dënimit me 720 ditë për Arben Grorin. Inspektori i Lartë i Drejtësisë argumentoi se vendimi kishte favorizuar të dënuarin për vrasje dhe kërkoi shkarkimin e Tafës, por KLGJ vendosi atëherë masën e pezullimit 3-mujor për subjektin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *