Home / ⁠Kryesore / ARRSH kampione e miliardave – tendera të dyshimtë dhe skualifikime selektive në disa institucione

ARRSH kampione e miliardave – tendera të dyshimtë dhe skualifikime selektive në disa institucione

Në një hark kohor Janar – Gusht 2025, Shqipëria ka shpallur tendera me vlera marramëndëse. Nga të dhënat e Open Data Albania rezulton se 10 procedurat më të mëdha arrijnë në 18.1 miliardë lekë, pa llogaritur superkoncesionin e segmentit rrugor Milot–Balldren, me 364 milionë euro, i cili u anulua për mungesë ofertash të përshtatshme.

ARRSH kampione e miliardave – tendera të dyshimtë dhe

ARRSH, kampioni i miliardave

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur 4 nga 10 tenderat më të mëdhenj, duke përfshirë ndërtimin e rrugës Kashar–Nyja Vaqarr Faza 1 me fond limit 3.33 miliard lekë pa TVSH dhe Faza 2 me vlerë fondi limit 2.75 miliard lekë pa TVSH.

Në procedurën e prokurimit për Fazën 1 janë skualifikuar nga gara 4 nga 10 ofertues, duke shpallur fitues operatorin ekonomik 4 A-M SHPK me Subjekt Mbështetës GECO 2003 dhe ofertë ekonomike 2.63 miliard lekë pa TVSH. Open Procurement Albania e ka vlerësuar me Redflag këtë procedurë pasi është skualifikuar oferta me vlerë më të ulët.

Tenderi Zgjerim i superstradës Tiranë – Durrës Faza III me fond limit 2.5 miliard lekë pa TVSH, është shpallur si procedurë në muajin korrik dhe janë dorëzuar 6 oferta pranë Autoritetit Kontraktor, por ende nuk është bërë njoftimi i fituesit.

Edhe tenderi “Ndërtim By pas Sarande, Faza I”, rezulton një procedurë e hapur mbi kufirin e lartë monetar me fond limit 2 miliard lekë.

ARRSH kampione e miliardave – tendera të dyshimtë dhe

‘Redflag’ dhe tendera problematikë

Disa procedura janë shënuar me Redflag nga Open Procurement Albania. Të dy tenderat e ARRSH për rrugën Kashar–Vaqarr, janë skualifikuar ofertat më të ulëta, dhe fitues kanë dalë kompani me oferta më të shtrenjta.

Tenderi për karburant, i njoftuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, është vlerësuar me Redflag pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik (Bashkimi i operatori ekonomik “KASTRATI ENERGY” SHPK dhe “KASTRATI ENERGY TRADE” SHA), çka ngre dyshime për mungesë konkurrence.

ARRSH kampione e miliardave – tendera të dyshimtë dhe

Anulime që bien në sy

Tenderi i koncesionit Milot–Balldren nuk pati asnjë ofertues të përshtatshëm. Pas më shumë se 6 muajsh nga hapja e tenderit 364 milionë euro për ndërtimin e autostradës, koncesioni u anulua zyrtarisht.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se anulimi u bë përshkak se asnjë ofertë pjesëmarrëse në garë nuk plotësonte kushtet.

“Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkurruese, pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Po ashtu, janë anuluar tendera të tjerë të mëdhenj si ai për uniformat e Policisë së Shtetit dhe për Policinë e Burgjeve, me argumentin e “ndryshimit të nevojave” ose “pamundësisë buxhetore”.

Këto shifra dhe problematika ngrejnë pyetje serioze se si menaxhohen paratë publike dhe sa e sigurt është transparenca në tenderat e mëdhenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *