Home / ⁠Kryesore / Tiranë/ E mitura hidhet nga pallati në ndërtim, ndërron jetë

Tiranë/ E mitura hidhet nga pallati në ndërtim, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë.

Një e mitur, rreth 16 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim. Për pasojë, e mitura ka humbur jetën.

“Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *