Home / ⁠Politike / Alimehmeti sqaron refuzimin për garën në Tiranë: Kam një plan 4-vjeçar, jam lojtar maratone, jo sprinti!

Alimehmeti sqaron refuzimin për garën në Tiranë: Kam një plan 4-vjeçar, jam lojtar maratone, jo sprinti!

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka sqaruar arsyet pse nuk ka pranuar të garojë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, të dekretuara për në 9 nëntor.

I ftuar në emisionin “Oponencë” Alimehmeti tha se projekti i tij politik është i ndërtuar për një mandat të plotë katërvjeçar dhe tashmë i është dorëzuar kryetarit të PD, Sali Berisha.

“Unë jam lojtar ekipi, jo individual. Punoj me plane afatgjata dhe nuk jap maksimumin në sprint, pasi jam lojtar maratonë”, u shpreh Alimehmeti, duke theksuar se angazhimi i tij mbetet i njëjtë si në vitin 2022.

Ai shtoi se është Partia Demokratike, përmes kryetarit dhe kryesisë, që vendos se kush është më i përshtatshmi për të përfaqësuar forcën politike në garën për bashkinë.

“Kam çuar të njëjtin projekt politik dhe mbetem i bindur se puna e vërtetë bëhet me program dhe ekip në një cikël të plotë 4-vjeçar”, tha më tej Alimehmeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *