Hansi Flick ka pranuar se PSG e meritonte më shumë fitoren ndaj Barcelonës, të cilën e mundën me përmbysje në sfidën e luajtur në Spanjë me rezultatin 2-1.
Trajneri gjerman pa se si skema e tij me mbrojtjen e lartë dështoi në limitet e ndeshjes duke sjellë golin e fitores së Gonçalo Ramos dhe i dha meritën kundërshtarëve për atë që kishte bërë përballë skuadrës katalanase.
“Luajtëm shumë më mirë në pjesën e parë sesa në të dytën. Pësuam shumë lojën e kundërshtarëve sepse ishim të lodhur.
Ajo që është e sigurt, është se PSG është një super ekip, ata kanë lojtarë shumë të rinj dhe shumë të shpejtë, dhe luajtën një ndeshje fantastike.
Ne nuk luajtëm në mënyrën tonë më të mirë dhe kundër një kundërshtari si ai, kjo është e nevojshme. Ata e merituan fitoren”, ishin fjalët e Flick pas përfundimit të duelit.