Home / Sport / ‘Makineria’ Haaland, 52 gola në 50 ndeshje të Champions League

‘Makineria’ Haaland, 52 gola në 50 ndeshje të Champions League

Erling Haaland nuk ngopet kurrë me gola. Sulmuesi norvegjez, vetëm në ndeshjen e tij të fundit në Premier League, hyri menjëherë në 10 golashënuesit më të mirë të Manchester City me 133 gola në 153 paraqitje, por me sa duket kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, lojtari i lindur në vitin 2000 dha më të mirën e tij kundër Monacos: së pari ai shënoi një gol mahnitës me një prekje delikate nga një pasim magjik i Gvardiol për ta bërë rezultatin 1-0, pastaj shënoi me kokë për 2-1 në fund të pjesës së parë.

Një dopjetë që e ngjit në kuotën e 52 golave në 50 ndeshje të Ligës së Kampionëve. Një makinë e vërtetë golash.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *