Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjte një operacion në qytetin bregdetar të Durrësit.
Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të operacionit ka rënë në pranga Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume.
Ndërkohë pak më herët u raportua se kontrolle janë ushtruar edhe tek Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.
Aksioni është ende në vijim dhe detaje të tjera pritet të dalin.